Real Madrid nuk dorëzohet, ofron 200 milionë euro për Kylian Mbappe

Sport

Real Madrid nuk dorëzohet, ofron 200 milionë euro për Kylian

Pas performancës së shkëlqyer të Kylian Mbappe një natë më parë, Real Madrid e ka rritur ofertën, drejtuar PSG. L’Equipe  shkruan se kjo është e oferta e fundit që spanjollët do bëjnë për 23-vjeçarin, duke shpresuar se nuk do marrin një përgjigje negative.

Kujtojmë se më herët spanjollët ofruan 160 milionë euro, që u kritikua nga parisienët, më pas oferta 170 milionë euro+ 10 milionë bonuse u duk se nisi negociatat mes vendeve.

Por duket se PSG do e injorojë këtë ofertë. Tekniku i PSG tha një ditë më parë pas ndeshjes se Mbappe është i çmuar dhe presidenti nuk do e lejojë shitjen e tij.

Kujtojmë se në ndeshjen e mbrëmshme kundër Reims, Mbappe shënoi dy gola.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion