Spitalet Covid-19 të tejmbushura në Kosovë, SHSKUK: Ambulancat do shpërbejnë vetëm për të infektuarit

Kosovë&Rajon

Spitalet Covid-19 të tejmbushura në Kosovë, SHSKUK: Ambulancat do

Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm në Kosovë javët e fundit. Nisur nga kjo, Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave do të shërbejnë për shtrimin e pacientëve me COVID-19. “Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente. ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ditën e sotme, u hynë në fuqi masat e vendosura nga qeveria e Kosovës, për parandalimin e Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion