Situata e Covid-19 në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve që të vaksinohen (Video)

Kosovë&Rajon

Situata e Covid-19 në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve që

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës ka bërë një video, drejtuar qytetarëve për situatën e Covid-19 në vend. Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.

Kurti po ashtu tha se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, shtoi ai.

Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ndërkohë kujtojmë se pak më parë, SHSKUK njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion