Ra pa ndjenja në fushën e blertë, si paraqitet gjendja shëndetësore e lojtarit të Fiorentinës

Sport

Ra pa ndjenja në fushën e blertë, si paraqitet gjendja

Momente frike dhe paniku shoqëruan ndeshjen e djeshme mes Fiorentinës dhe Interit. Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç,  u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.

Aktualisht i riu është shtruar në terapi intensive në Spitalin Universitar Careggi, pra ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Sakaq mësohet se ai është i ndërgjeshëm/vetëdijshëm, teksa pritet që sot të kryejë analiza të mëtejshme. Sipas asaj që raporton Radio Manà Manà Sport, shkaku i sëmundjes që pësoi Bove dje është rënia e papritur e kaliumit (hipokalemia e rëndë) e cila mund të shkaktojë arrest kardiak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion