Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria çon në gjyq ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin dhe 6 të tjerë

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.
Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.
Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyres" e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Ndërsa i pandehur për vepren penale "Ndërtim i Paligjshem" është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.
Prokuroria kërkoi dërgimin për gjykim të:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, parashikuar nga neni
199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim d
etyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
Ndërsa për Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj të akuzuar për veprën penale të “Ndërtim pa leje” kërkoi pushim të hetimeve.
Prokuroria kërkoi shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të dhënë nga Gjykata
Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.460 datë 05.11.2023 ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunën e Patokut.


