Goditi me thikë një 41-vjeçar pas sherrit, vendoset në pranga autori! Ishte fshehur në banesën e vëllait të tij

Aktualitet

Goditi me thikë një 41-vjeçar pas sherrit, vendoset në

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion