Pritje spektakolare, Strakosha bën heroin në Greqi dhe i dhuron kryesimin AEK-ut

Sport

Pritje spektakolare, Strakosha bën heroin në Greqi dhe i dhuron

Mbrëmje magjike për portierin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0-1, që skuadra e AEK-ut regjistroi në transfertë ndaj Asteras Tripolis.

Gardiani kuqezi rrëmbeu skenën në minutën 90+3’, teksa me një pritje spektakolare, i mohoi golin e barazimit vendasve, të cilët nuk iu besuan syve.

Falë pritjes së Strakoshësh dhe golit të Joviç në minutën e 38-të, AEK-u arriti të rrëmbente përkohësisht krehun me 44 pikë në 18 javë, 2 më shumë se Olimpiakosi i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak./Panorama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion