“Një fëmijë 10-vjeç u ndalua nga policia”, Bozdo: Arrestimi i tij tejkalon çdo kufi, është degradim i institucioneve

Politikë

“Një fëmijë 10-vjeç u ndalua nga policia”,

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar çdo kufi me arrestimin e një fëmijë 10 vjeç vetëm pse ishte në protestë.

Bozdo shkruan në një status në facebook, se akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.

Reagimi i deputetit Eno Bozdo

Ndalimi i një fëmije 10-vjeçar përbën një shkelje të rëndë të çdo norme njerëzore dhe juridike. Në çdo shoqëri që pretendon drejtësi dhe shtet ligjor, një veprim i tillë është i papranueshëm. Akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.

Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetëror.

Kjo nuk është rend publik.

Është dështim dhe degradim i institucioneve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion