Portugalisë iu vodh fitorja mbrëmë, arbitri i kërkon falje Ronaldos

Një natë më parë, Portugalia u përball me Serbinë, për eliminatoret e Botërorit në 2022, duke përfunduar me barazim. Por, mund të kishte fituar Portugalia, por arbitri nuk e quajti golin e Cristiano Ronaldos. Në minutat e fundit, Ronaldo realizoi një gol, topi kaloi vijën fatale, por gjyqtarët nuk e cilësuan si të rregullt, diçka që solli zemërimin e madh të yllit të Juventusit, i cili hodhi në tokë shiritin e kapitenit në formë proteste.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie ka përfunduar në qendër të kritikave. Në një prononcim për portugezen A Bola, 38-vjeçari pranon gabimin dhe rrëfen si ka kërkuar ndjesë. “I kërkova falje trajnerit të kombëtares, Fernando Santos, dhe ekipit portugez për atë që ndodhi.
Ne si skuadër arbitrare, punojmë gjithmonë shumë për të marrë vendime të mira dhe të drejta. Sigurisht që nuk gëzohemi aspak kur na ndodhin episode të tilla“, deklaroi arbitri holandez.


