Vdekja e Bashkim Finos, nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

Aktualitet

Vdekja e Bashkim Finos, nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

Kane nisur homazhet per Bashkim Finon i cili ditën e sotme është ndarë nga jeta. Ish-Kryeministri i pajtimit kombetar, ish-ministri, deputet deputeti i Partisë Socialiste i zgjedhur në 6 legjislatura, humbi jeten nga COVID.

Homazhet për të kanë nisur në orë 12:00 dhe do të vijojnë deri në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve, ku më pas do të përcillet drejt banesës së fundit.

Në nderim të figurës dhe kontributit të tij në momente më të vështira për vendit, qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare ku flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Vdekja e Bashkim Finos, nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

PS dhe PD kane lajmeruar edhe shtyrjen e anulimin e aktiviteteve te fushates diten e sotme.

Të gjitha partitë politike kanë ndërprerë fushën elektorale në nderim të kujtimit të Bashkim Finos.

Të parët që u shfaqën në ceremoninë e homazheve ishte Taulant Balla, Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi.

ME TE LEXUARAT