Përplasen drejtuesit e Juventusit, Pirlo bëhet “molla” e sherrit

Sport

Përplasen drejtuesit e Juventusit, Pirlo bëhet “molla” e

Situata në klubin juventin nuk është aspak mirë. Mësohet se ka përplasje nga lojtarët tek Pirlo dhe nga Nedved tek drejtori sportiv Paratiçi. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, dy drejtuesit janë ndarë në dy mendime të ndryshme për ta mbajtur ose jo Pirlon si trajner të Juventusit.

E gjitha ka nisur si datë në 21 mars ku Juventusi humbi në “Allianz Stadium” 0-1 ndaj Beneventos, dhe u bë më e fortë pas humbjes turpëruese kundërt Milanit në shtëpi me rezultatin 0-3.

Paratiçi kërkon shkarkimin e menjershëm të teknikut italian, ndërsa Nedved kërkon t’i jepet besim dhe të vazhdojnë me projektin e tyre.

Në shtëpinë bardhezi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit nga Champions-i që sot më shumë se kurrë ndihet i rrezikuar tek çështja e trajnerit që ende nuk është zgjidhur edhe pse në Serinë A italiane kanë mbetur vetëm tre ndeshje për tu luajtur nga fundi i kampionatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion