Lindshmëria në Kinë pëson uljen më të madhe në dekada, presion i madh në Pekin

Bota

Lindshmëria në Kinë pëson uljen më të madhe

Një raport në Kinë, ka treguar se lindshmëria në këtë vend ka pësuar uljen më të madhe në dekada. Mësohet se shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, poshtë nga një normë prej 0.57% midis 2000 dhe 2010 - duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.

Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë foshnja dhe të shmangin një rënie të popullsisë. Bëhet me dije se regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze. Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT