Vrau 17-vjeçaren në Laprakë, gjykata dënon me burg për jetë të riun

Aktualitet

Vrau 17-vjeçaren në Laprakë, gjykata dënon me burg

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Përpepajn. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurorisë e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë të riun.

Robert Përpepajn, akuzohet  për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënon atë me  23 vite burg.

Ndaj Përpepajt prokuroria  ngriti akuzën e Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë  ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion