Partizani triumfon në “Arenën e Demave”, shpallet për herë të 17 kampione e Shqipërisë

Sport

Partizani triumfon në “Arenën e Demave”, shpallet për

“Demat e kuq” të Partizanit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër, 2 me 0, në ndeshjen e javës së fundit të “Abissnet Superiore”, duke u shpallur kështu për të 17-tën herë, kampionë të Shqipërisë, mes një atmosfere elektrizuese në “Arenën e Demave”.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 39’-të të sfidës nga Arilindo Rrapaj, me këtë të fundit që pasi driblon bukur mbrojtjen “durrsake”, driblon dhe portierin Qirko, duke i dhënë kështu avantazhin e shumë kërkuar shokëve të tij të skuadrës, ndërsa goli i dytë erdhi nga Tedi Cara në minutën e 96′-të të sfidës, duke i dhuruar kështu fitoren e madhe shokëve të tij të skuadrës.

Në krahun tjetër, rivalët historikë, por dhe direkt në garën e këtij viti për titullin kampion, “bardheblutë” e Tiranës fituan ndaj “shijakasve” të Erzenit, me sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, që mbaroi me rezultatin 2 me 1, pas golave të Haxhiut e Abazajt për “bardheblutë” e Iljazit për “shijakasit”, respektivisht në minutat 36’, 95′ e 40’ të sfidës.

Pas këtyre rezultatave “demat e kuq” të Partizanit e mbyllin këtë sezon të “Abissnet Superiore”, në vendin e parë të renditjes me plot 67 pikë, po aq sa kundërshtarët historikë, “bardheblutë” e Tiranës, të cilët e mbyllën kampionatin në vendin e 2-të të renditjes, po me 67 pikë, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion