Partizani në zi! Humb jetën presidenti i nderit i ‘Demave të kuq’ të kryeqytetit…

Sport

Partizani në zi! Humb jetën presidenti i nderit i ‘Demave

Ngjarja që ka tronditur familjen Demi, bëhet e ditur nga rrjetet sociale të klubit Partizani, i cili bën me dije se para pak çastesh është ndarë nga jeta Resul Demi, president i nderit të “Demave të Kuq” të kryeqytetit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të z.Resul Demi, Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të Partizani, Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U prehsh në paqe Resul Demi”, shkruhet në njoftimit e klubit të Partizanit.

ME TE LEXUARAT