Operacion antidrogë në gjatë natës në Viçenca, të arrestuar shqiptarë e italianë

Aktualitet

Operacion antidrogë në gjatë natës në Viçenca,

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës së 2 majit në zona të ndryshme në provincën e Viçencës në Itali, për të zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës ndaj pesë personave shqiptarë e italianë.

Hetimi i nisur në muajt e parë të vitit 2022, ka çuar sot në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për shqiptarët K.B., B.D., banues në Schio, dhe M.A., banues në Thiene.

Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për shqiptarin M.K., dhe një italian me precedent të mëparshëm penal.


Gjatë operacioneve policore, u sekuestruan gjithsej 453 gramë marijuanë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe mjete prerëse.

Shqiptari me iniciale B.D., banues në Thiene, u kap në flagrancë 135 gramë marijuanë.

Po ashtu, M.A., dhe M.R., të dy shqiptarë, dhe një italian, B.D., u liruan me kusht për bashkëpunim në posedim të paligjshëm të mbi 300 gram marijuanë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion