PAMJET, tifozi shqiptar hyri në fushë dhe festoi golin në ndeshjen ndaj Kroacisë

Sport

PAMJET, tifozi shqiptar hyri në fushë dhe festoi golin në

Një tjetër tifoz shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në stadiumin e Hamburgut, ku Shqipëria dhe Kroacia barazuan 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B, një rezultat që nuk kënaq asnjë nga palët.

Ashtu si ne ndeshjen ndaj Italise, edhe sot tifozi ka arritur të kalojë rojet e sigurisë dhe të hyjë në fushën e blertë në momentin kur Gjasula barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 4 shtesë të ndeshjes, ndërsa kroatët kryesonin rezultatin 2-1 deri në të 94 minutë.

Duket se barazimi në sekondat e fundit ka bërë që tifozi të mos përmbahej duke hyrë në fushë.

Fenomeni ndodhi se pari në ndeshjen ndaj Italisë, ku një tjetër tifoz shqiptar arriti të hynte në fushën e lojës.

Në ndeshjen e fundit në grup, Shqipërine e pret përballja me Spanjën, ndërsa Kroacia me Italinë.

Spanja dhe Italia përballen në 20 qershor, ndërsa ata kryesojnë grupin me pikë të plota, nga 3 secila.

ME TE LEXUARAT