Nuk e përfshiu në ndeshjet miqësore, Asani dhe menaxheri i tij “kryqëzojnë” trajnerin e kombëtares

Një ditë më parë, Edi Reja ka publikuar listën e kombëtares në dy ndeshjet miqësore që do luhen me 5 dhe 8 qershor, me Uellsin dhe Çekinën. Lista nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, por edhe nga disa lojtarë që janë lënë jashtë.
Në mes tyre edhe Jasir Asani. Ky i fundit përmes një postimi në Instagram, shkruan: “Kampionati shqiptar i dobët, AIK i dobët, 30 ndeshje janë pak, 9 gola e 8 asiste janë pak. Durim…”
Por, nuk ka mjaftuar vetëm reagimi i lojtarit, ka qenë edhe menaxheri i tij që nuk ka ngurruar që të sulmojë Rejan. “Federata private Shqiptare e Futbollit”, shkruan ai, në foton ku duket lista e kombëtares.


