Palestina nis rindërtimin e jetës pas luftës, kujdes maksimal edhe për kafshët (Foto)
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 09:59
Bota

Pothuajse një javë nga armëpushimi mes Palestinës dhe ushtrisë izraelite, palestinezët kanë nisur të kujdesen për jetën e tyre. Pjesë e planit të rindërtimit janë edhe mbrojtja e kafshëve, përfshirë qentë dhe macet endacake që u plagosën gjatë luftës.
Pronari i Shoqatës Sulala për Trajtimin dhe Kujdesin ndaj Kafshëve, Saeed El-Aer, ka treguar për mediat se po kërkon në çdo rrugë për kafshë të dëmtuara, duke i siguruar ushqim, strehim dhe mjekim.

Në 11 ditë luftë, në Palestinë u vranë 253 njerëz, ndërsa izraelitë u vranë 13 persona.

