Palestina nuk pranon ndihmë nga SHBA

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya al- Sinëar nuk e ka pranuar premtimin e SHBA për rindërtimin e vendit, pas luftës mes izraelitëve. Për mediat, udhëheqësi tha se vërejtjet e ministrit të jashtëm amerikan kishin për qëllim zgjerimin e hendekut midis Hamasit dhe Autoritetit Palestinez.
Kujtojmë se para disa ditësh, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij në Palestinë, ku takoi izraelitët dhe vendasit, tha se SHBA do i vijë në ndihmë Gazës.

Në lidhje me këtë premtim, qeveria izraelite duket e shqetësuar nga ndihma e SHBA, të cilën izrelitët e kanë bllokuar për rreth 15 vjet. Si duket SHBA kërkon të bashkëpunojë me autoritetin palestinez për të zvogëluar shanset e keqpërdorimit të ndihmës, por edhe për të forcuar autoritetin kundër Hamasit, që Izraeli, SHBA dhe BE kanë, duke e etiketuar si organizatë “terroriste”.


