Një tjetër yll i mesfushës heq dorë nga kombëtarja gjermane, ja plani i Toni Kroos

Pas Low, është Toni Kroos që i jep fund karrierës në kombëtaren gjermane, pas përfundimit të Euro 2020. Mediat e huaja shkruajnë se mesfushori madrilen ka marrë këtë vendim, pasi dëshiron që ti përkushtohet vetëm skuadrës së Real Madridit.
Kujtojmë se mesfushori debutoi 11 vite më parë me “Pancerat” dhe deri tani numëron 17 gola të realizuar në 101 ndeshje. 7 vite më parë, ishte titullar fiks i skuadrës që fitoi Botërorin e zhvilluar në Brazil. Bild raporton se 31-vjeçari e ka ndarë mendjen dhe ka zgjedhur të përkushtohet vetëm te skuadra e Realit në të ardhmen.
Mediat sportive vendase shkruajnë se vendimi i mesfushorit unik do të bëhet zyrtar në ditën e ardhshme. Kroos shpreson që ai dhe shokët e skuadrës të triumfojnë në Europianin që do të zhvillohet këtë verë, duke u larguar si fitues nga Gjermania.


