SHBA i vjen në ndihmë Meksikës, i dhuron 2.5 milionë doza të vaksinës anti-Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë ardhur në ndihmë Meksikës, lidhur me vaksinat anti-covid. Ministri i Jashtëm i vendit Marcelo Ebrard, ka treguar se SHBA i ka dorëzuar Meksikës dozat e para të vaksinës AstraZeneca.
Lajmi i tij u bë me dije në tuitter, ku tha se dërgesa e parë përfshinte 1.5 milionë doza të AstraZeneca.
Ebrard falënderoi Presidentin e SHBA-së Joe Biden duke e cilësuar “mbështetje të madhe në një moment kritik duke treguar bashkëpunim të ngushtë mes të dy vendeve”. Rikujtojmë se SHBA do të shpërndajë katër milion doza të vaksinës AstraZeneca në Kanada dhe Meksikë. Meksika do të marrë 2.5 milionë doza dhe Kanadaja 1.5 milionë doza.


