Bora Zemani provokon ndjekësit, nxjerr në pah gjoksin (Foto)

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani, është një dër më të preferuarat nga publiku. Jo vetëm për bukurinë, por edhe për pjesën e prezantimit. Shumë aktive në rrjetet sociale, Bora nuk ngurron të tregojë format e saj bombastike.
Së fundmi, në një postim në Instagram, Bora ka provokuar ndjekësit e saj, duke i uruar një javë të mbarë.

Moderatorja ka qenë pjesë e televizionit që prej vitesh, ndërsa në çdo vit që kalon, ajo fiton dashurinë e publikut. Nënë e një djali 5-vjeçar, Bora ka treguar dhe anën e saj më të mirë, duke dhënë shembull për të gjithë, se mund të punosh dhe të kujdesesh më së miri për fëmijën tënd.


