Lajm i keq për Poloninë, dëmtohet Lewandowski, nuk do jetë kundër Anglisë

Sport

Lajm i keq për Poloninë, dëmtohet Lewandowski, nuk do jetë

Mediat sportive kanë dhënë lajmin se sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski nuk do të luajë kundër Anglisë. Në mbrëmjen e djeshme në ndeshjen me Andorrën, polaku shënoi dy gola, duke i dhënë fitores kombëtares së tij, por pësoi një dëmtim në gju.

32-vjeçari u zëvendësua pas një ore lojë dhe iu desh të përdorte akull në kupën e gjurit. Lojtari më i mirë i vitit 2020, ka kryer kontrollet mjekësore gjatë paradites së sotme. Mediat polake bëjnë me dije se Leëa ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë.

Dëmtimi nuk është aq serioz, por lojtari nuk mund të rrezikojë dhe do mungojë në ndeshjen e ditës së mërkurë.

Polonia është pjesë e grupit I në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, aty ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë e Edi Rejës. Paulo Sousa do të bëjë pa shërbimet e yllit të kombëtares në ndeshjen kundër Anglisë në Londër. 

ME TE LEXUARAT