Britania ka vaksinuar mbi 30 milionë banorë për të parandaluar Covid-19

Bota

Britania ka vaksinuar mbi 30 milionë banorë për të

Qeveria britanike ka bërë të mundur vaksinimin e 30 milionë qytetarëve, për të parandaluar Covid-19. Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë treguar se numri i rasteve pozitive kanë rënë ndjeshëm, në vetëm një javë.

Mediat e huaja shkruajnë se janë plot 423,852 persona kanë marrë dozën e parë të shtunën, ndërsa 233,964 të tjerë morën dozën e dytë. Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 30,151,287 që kur nisi fushata në 8 dhjetor.

3.862 persona rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orë- më pak se 27.3 për qind në krahasim më të dielën e kaluar. Vendi ka regjistruar 19 viktima, duke shënuar një rënie prej 42 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Kryeministri Boris Johnson tha se ky ishte një lajm i mrekullueshëm, dhe se vendi duhet të vazhdojë më të njëjtin  vrull fushatën e vaksinimit.

ME TE LEXUARAT