Rama në familjen e Arjan Salës: Po të mos ishte ai, shumë nëna do ishin duke qarë sot...

Politikë

Rama në familjen e Arjan Salës: Po të mos ishte ai, shumë

Arjan Sala me aktin e tij beri qe zjarri te mos shkaktonte me shume viktima.

"Po te mos ishte ai, shume nena do ishin duke qare sot", keshtu eshte shprehur Kryeministri Edi Rama gjate fjales se mbajtur ne viziten qe zhvilloi ne banesen e 33-vjecarit qe humbi jeten si hero.

Diten e sotme, Ministria e Mbrojtjes e shpalli deshmor te riun qe humbi jeten nga renia e zjarrit ne magazinen e qendres tregtare Casa Italia ne Tirane.

Me heret sot jane publikuar edhe pamje te momenteve kur Arjan Sala hyn me vrap ne vatren e zjarri per te shpetuar shoket dhe punonjesit qe ndodheshin aty./lajmifundit.al

VENDIMI

Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi shpalli “Dëshmor i atdheut” shtetasin Arjan Fadil Sala, i cili humbi jetën në mbrojtje të kolegëve të tij gjatë rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë.

Akti heroik i shtetasit Arjan Sala bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” vendosi dhënien e shpërblimit financiar mujor rrethit familjar të dëshmorit, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit.

Certifikata e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, do t’i dorëzohet familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Fadil Sala.

ME TE LEXUARAT