Nga Tirana drejt stadiumeve amerikane / Sa kushton të jetosh Botërorin 2026 live?

Sport

Nga Tirana drejt stadiumeve amerikane / Sa kushton të jetosh Botërorin

Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po gjenerон interes të lartë edhe në Shqipëri. Agjencitë e udhëtimit raportojnë kërkesë në rritje për paketa turistike drejt Amerikës së Veriut, me shumë qytetarë shqiptarë që disponojnë tashmë vizë amerikane nga udhëtime të mëparshme.

Kostot e një udhëtimi të plotë për Botërorin vlerësohen nga 4,000 deri në 7,000 euro për person, duke përfshirë fluturimin, akomodimin dhe shpenzimet ditore. Paketat zyrtare hospitality të FIFA-s fillojnë nga 1,400 dollarë për ndeshje, ndërsa biletat për finalen mund të arrijnë deri në 10,990 dollarë.

Diaspora shqiptare e vendosur në qytete si Nju Jork, Toronto dhe Boston pritet të përbëjë një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve shqiptarë, duke kombinuar ndjekjen e turneut me vizita familjare.

Turneu fillon më 11 qershor 2026 dhe përfundon me finalen më 19 korrik 2026.

ME TE LEXUARAT