Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-tifozëve: Shmangni incidentet, do të jeni të vëzhguar me kamera sigurie
Lajmifundit
/
7 Qershor 2025, 12:33
Sport

Këtë të premte, 7 qershor, ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026.
Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka kujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara.
FSHF kujton se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.


