Ndeshja e radhës me Francën, Xhaka aspak i frikësuar: Nuk do ndalemi
Lajmifundit
/
25 Qershor 2021, 13:30
Sport

Zvicra ndeshjen e radhës e ka me Francën dhe zvicerianët nuk duken aspak të frikësuar. Ka qenë Granit Xhaka, kapiteni i skuadrës i cili ka ndarë në Instagram një foto nga stërvitja.
“Nuk ndalemi së punuari. Duke u përgatitur për sfidën Francë-Zvicër”, shkroi ai në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Xhaka ka qenë titullar dhe kapiten i Zvicrës në tri ndeshje me radhë në “Euro 2020”. Në anën tjetër, për Zvicrën kundër Francës do të startojë Xherdan Shaqiri që vjen në një formë fantastike, pas dy golave kundër Turqisë në sfidën e fundit në fazën e grupeve.


