UEFA merr vendimin, nuk do vendosë më Heineken para lojtarëve myslimanë

Sport

UEFA merr vendimin, nuk do vendosë më Heineken para lojtarëve

UEFA ka marrë një vendim së fundmi, lidhur me pijet e vendosura në tavolinat që lojtarët përballen me gazetarët, për ndeshjet e Euro2020. Kujtojmë se Ronaldo hoqi Coca- Colën, më pas francezi Pogba hoqi birrën Heineken. Kujtojmë se Pogba është mysliman dhe nuk konsumon pije alkolike.

Për këtë, UEFA ka vendisur që të mos vendosin më shishe birre të Heineken përpara lojtarëve myslimanë të cilët do të dalin në konferencë para apo pas ndeshjeve të Kampionatit Europian.

Ndërsa rastin e Ronaldos, UEFA e konsideron si preference për stilin personal të jetesës ndaj dhe vendimi ka diferenca. Në rastin se do të lëvizen sërish shishet e Coca Colas, do të ketë gjoba siç është paralajmëruar nga Federatat ndërsa tani për lojtarët myslimanë zyrtarët nuk do të lejojnë më shishe me përmbajtje alkooli siç ishte Heiniken.

ME TE LEXUARAT