Ndeshja Angli- Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarin

Sport

Ndeshja Angli- Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarin

UEFA ka caktuar  ekipin e arbitrave, që do vendosin drejtësi të dielën, në ndeshjen Angli- Shqipëri, për eliminatoret e Katar 2022. Mësohet se UEFA ka caktuar arbitra izraelitë në këtë ndeshje, kryesori quhet Orel Greenfeld. 40-vjeçari është një arbitër me mjaft eksperiencë. Ai ka gjykuar deri në 1/8-at e Europa League dhe Champions League, përfshirë ekipe si Real Madrid, Juventus, Manchester City, Atalanta dhe Atletico Madrid.

Greenfield njihet si një arbitër që në shumicën e rasteve nuk e ndërpret shumë ndeshjen dhe lejon lojën deri në limitet e rregullores. Nga djemtë e kombëtares Myrto Uzuni dhe Berat Gjimshiti kanë luajtur në fushë nën drejtimin e tij në ndeshjet Ferencvaros-Juventusit këtë sezon në fazën e grupeve, e përfunduar në 1-4 për italianët dhe City-Atalanta në sezonin e shkuar, ku anglezët fituan 5-1. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion