Eksperti amerikan i hedh akuza Kinës: Covid është krijuar në Wuhan

Bota

Eksperti amerikan i hedh akuza Kinës: Covid është krijuar në

Aludimet se Covid-19 është krijuar në Kinë, vijojnë. Këtë herë ka ardhur nga dr. Robert Redfield, ish-drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ai tha për mediat amerikane se  Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë një teori e diskutueshme por pa prova.

“Ky virus filloi të transmetohej diku në shtator, tetor në Ëuhan,”  tha ai.

Dr Redfield është një virolog që ishte në krye të CDC nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, i cili tha se ai mendon se virusi u krijua në një laborator në Kinë dhe “shpëtoi”, jo domosdoshmërisht me qëllim.

Nuk ka prova të qarta për të mbështetur teorinë se virusi u krijua në laborator  megjithëse kjo luajtur një rol të vazhdueshëm në konspiracione dhe spekulime, duke përfshirë deklaratat e Trump. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur diçka të tillë të  pamundur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion