Situata e Covid, alarmohet Gjermania: Në rrezik nga infektimi i 100,000 personave në ditë

Një lajm alarmues ka ardhur nga Gjermania, lidhur me situatën e Covid-19. Teksa numri i rasteve vijnë duke u shtuar dhe vaksina po ecën me hapa jo shumë të mëdha, ka rrezik të përkeqësimit të situatës, për shkak të mutacioneve të reja që po shtohen.
Mediat gjermane shkruajnë se presidenti i Institutit Robert Koch në Gjermani, Lothar Ëieler deklaroi se infeksionet e reja nuk po parandalohen duke u kthyer në shqetësim për popullatën. “Mund të shohim deri në 100,000 raste në ditë” ka thënë Koch.
Vlen të përmendim se deri tani janë shtuar disa mutacione të reja të Covid-19, ai britanik, turk, Indian, brazialian, i Amazonës dhe Afrikan.


