Mourinho e ka bërë rrugë prishjen e kontratave, ky veprim i ka dhënë atij 93 milionë paund

Sport

Mourinho e ka bërë rrugë prishjen e kontratave, ky veprim i ka

Mosarritja e objektivave ishte shkaku pse skuadra e Totenhemit shkarkoi nga detyra Jose Murinjo. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ndodh për portugezin. The “Special One”, mësohet se ka fituar plot 93 milionë paund për prishjet e parakohshme të kontratës.

Mediat sportive ndërkombëtare kujtojnë shkarkimin nga Çelsi 14 vite më parë, që fitoi 18 milionë paund, shkarkimi nga 2012 nga Real Madrid 17 milionë paund, në vitin 2019 zëvendësimi i tij me teknikun Solskajer i kushtoi Junajtid 15 milionë paund.

Ndërsa Tottenham, duhet ti paguajë trajnerit 30 milionë paundësh pasi kontrata ndërmjet portugezit dhe klubit përfundonte në vitin 2023.

ME TE LEXUARAT