Messi nuk ndalet, thyen rekordin e vendosur nga Pele

Një natë më parë, Lionel Messi theu rekordin e legjendarit Pele. Në ndeshjen kundër Bolivisë, Messi me fanellën e Argjentinës shënoi tre gola, duke marrë fronin që prej dekadash e mbante Pele. Messi ka tashmë 79 gola, ndjekur nga Pele me 77, Neymar 69, Suarez 64, Ronaldo 62.
Messi ka arritur të shënojë 79 gola në 152 ndeshje, ndërsa pritet që ai të shkëlqejë edhe më shumë. Ndërkohë, Messi ka këtë çmim në Amerikën e Jugut, pasi në raundin botëror, në krye është Cristiano Ronaldo me 111 gola.

Ronaldo arriti që të marrë titullin si golashënuesi më i mirë këtë europian, që pavarësisht nuk arriti të kualifikohet për në gjysmë finale, arriti të marrë një çmim vetjak.


