KQZ mblidhet para seancës së betimit në Kuvend, do të zëvendësojë 4 deputetët që dorëzuan mandatet

Politikë

KQZ mblidhet para seancës së betimit në Kuvend, do të

KQZ do të mblidhet në orën 13:00 për të zëvendësuar 4 deputetë. Mark Marku, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Gramoz Ruçi lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.

Vendin e tyre e zënë Mimi Kodheli në Tiranë, Denis Deliu në Durrës, Mirela Pitushi në Fier dhe Elda Hoti në Lezhë.

Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion