Turqi/ Kamioni humb kontrollin dhe futet në trotuar, momentin kur e mitura i shpëton përplasjes (Video)

Bota

Turqi/ Kamioni humb kontrollin dhe futet në trotuar, momentin kur e mitura

Një situatë e frikshme, fatmirësisht pa dëme ka ndodhur në Turqi. Një video e bërë virale ka treguar momentin kur një kamion futet në trotuar, ndërsa aty ndodheshin disa fëmijë. Një vajzë e vogël e cila ishte shumë vigjilente, reagoi menjëherë duke u larguar.

“Krejt papritur, pashë kamionin që vinte drejt nesh me një zhurmë të madhe. E tërhoqa vajzën time, e cila ishte gati të binte nën kamion, ndërsa e përqafova. Fëmijët e tjerë u larguan gjithashtu”, tha njëri prej prindërve që ishte dëshmitar i rastit.

Nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, por policia po punon për zbardhjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion