Më i miri i Euro 2020 zbarkon në Paris, PSG "blindon" portën me futbollistin italian

Sport

Më i miri i Euro 2020 zbarkon në Paris, PSG "blindon"

Gigio Donnarumma është zyrtarisht lojtar i PSG-së. Klubi francez ka prezantuar afrimin e portierit italian me një video të postuar në Twitter, aty ku shkruhet në italisht: mirë se vjen Gigio. 

Një përforcim fantastik për ekipin e Mauricio Pochettinos, teksa PSG siguron me parametra zero një nga portierët më të mirë dhe “blindon” kuadratin për shumë vite.

22-vjeçari, i cili ka luajtur me Milanin deri tani dhe pak ditë më parë fitoi Euro 2020 me Italinë, madje duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion