Pesë euro taksë sa herë regjistrohet makina, Haradinaj thirrje: Protestoni si për rrugën e Kombit

Kosovë&Rajon

Pesë euro taksë sa herë regjistrohet makina, Haradinaj thirrje:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të zbrazë xhepat e qytetarëve me një taksë të re prej 5 eurosh sa herë regjistrohen automjetet.

Ai thotë se qytetarët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, ashtu siç u protestua për taksën e rrugës së Kombit.

“Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja!”, shkruan Haradinaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion