Thikë në zemër, zbulohet motivi i sherrit të përgjakshëm mes shqiptarëve: Sqarohemi në darkë
Lajmifundit
/
14 July 2021, 20:01
Aktualitet

Autoritetet greke kanë hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e të riut shqiptar mbrëmjen e së hënës në Mykonos. Sipas medieve greke, 27-vjeçari që punonte në ndërtim është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.
Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt gjakrat u nxehtën dhe situata agravoi.
Nga përleshja e përgjakshme i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.
Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për rastin.


