Maldini thirrje “Rossenerëve” të harrojnë epokën e Berluskonit

Sport

Maldini thirrje “Rossenerëve” të harrojnë epokën

Milani dje arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Për këtë arritje që mungoi për shumë vite, foli drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini. Në fjalën e tij ai thase kjo është vetëm pikënisja, ndërsa theksoi se Rossonerët” duhet të harrojnë kohërat e Berlusconit dhe të jenë kreativë në qasjen e tyre.

“Sepse idea është që të mbesim stabilë në këto kompeticione të mëdha dhe të ndeshemi me skuadrat më të mira, ne nuk jemi akoma në atë nivel ndoshta duhet edhe pak kohë, ndoshta duhet edhe disa gjëra, por hapi i parë është bërë.

Ne që nga fillimi i pandemisë filluam të reduktojmë shpenzimet dhe ta ulim moshën e skuadrës duke i dhënë vlerë futbollistëve. E gjitha kjo duhej të kthehej me rezultate të mira, por nuk ishte sfidë e lehtë. Duhet të ndryshojmë, fatkeqësisht kohët kanë ndryshuar dhe nuk mund të mendojmë në Milanin e Berlusconit, tani idea e ndryshimit fatkeqësisht duhet të them që kalon në gjëra të tjera por ne do të bëjmë gjithçka që të jemi konkurrues”, tha Maldini.

ME TE LEXUARAT