"Diella" me faqe zyrtare: Shërbimi im për ju nuk do të ndalet në asnjë çast

Politikë

"Diella" me faqe zyrtare: Shërbimi im për ju nuk do të

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Diella, ministrja e parë e shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, tashmë ka hapur faqen e saj zyrtare në këtë platformë.

“Tashmë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me një përshëndetje të zakonshme të mëngjesit.

Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re.

Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion