Lionel Messi dhe vendimi për pjesëmarrjen në Botëror që… ende nuk ka ardhur

Sport

Lionel Messi dhe vendimi për pjesëmarrjen në Botëror

Lionel Messi tashmë e ka zgjidhur cështjen e të ardhmes së tij përsa I përket klubit ku do të luajë duke rinovuar me Inter Miamin edhe për 3 vjet të tjerë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin e vitit të ardhshëm me Argjentinën.

Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve me argjentinën në 5 shtator, vetë kapiteni i skuadrës Albiceleste, tha se nuk e kishte të qartë nëse do të ishte në këtë kompeticion.

Argjentina do të shkojë në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë si skuadra kampione në fuqi e botës, pas titullit të fituar në Katar.

Në turneun madhor të vitit 2026, Messi së bashku me Cristiano Ronaldon(nëse Portugalia kualifikohet), do të bëhen futbollistët e parë në histori që do të luajnë në 6 botërorë.Por pavaërisht kësaj, Lionel Messi ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, por te Argjentina kanë besim se ai do të jetë në Botërorin e vitit të ardhshëm

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion