“Lider, e dua në skuadër”, Mourinho “urdhër” Romës t’i sjellin talentin shqiptar

Sport

“Lider, e dua në skuadër”, Mourinho

Roma do të drejtohet nga Jose Mourinho duke nisur prej sezonit të ardhshëm, lajm që ka krijuar entuziazëm të madh në qytetin e përjetshëm.

Ulja e “Special One” në stol do të sjellë një merkato cilësorë këtë verë. Dëshira e parë e trajnerit të ri është një lojtar me origjinë shqiptare.Sky Sports raporton se Mou i ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin Granit Xhakën në skuadër. “Është lojtari më i rëndësishëm i mesfushës së Arsenalit.

Ata janë të humbur pa të, Graniti është një lider i vërtetë“, shprehej trajneri portugez dy vite më parë.Verdhekuqtë italianë kanë nisur negociatat me Arsenalin, që kërkon 25 milion euro për ta lënë të mirë 28-vjeçarin e kombëtares zvicerane. Roma shpreson të arrijë akordin për një shumë më të vogël dhe ofron deri në 15 milion euro.

“Lider, e dua në skuadër”, Mourinho

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kryeqytetas po bisedojnë edhe me agjentin e Xhakës. Nëse mesfushori pranon transferimin në Serie A, gjetja e marrëveshjes finale me “Topçinjtë” do të ishte më e thjeshtë, ndërsa Mourinho do siguronte një përforcim me vlera në mesin e fushës.

ME TE LEXUARAT