Pilotin e zë gjumi për 40 minuta gjatë fluturimit, humbet destinacionin me 70 milje

Një pilot në Australi u raportua se kishte fjetur jo pak, por 40 minuta gjumë, në mes të fluturimit.
Sipas raportit të fundit të mërkurën nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), kjo ndodhi për shkak të një kombinimi të lodhjes dhe hipoksisë (mungesa e oksigjenit të mjaftueshëm)."

Një hetim i ri ATSB në incident, i cili ndodhi në korrik të vitit 2020, vuri re pilotin, i cili "nuk reagonte ndaj thirrjeve të kontrollit të trafikut ajror", thuhet në raport.
Piloti u zgjua dhe kontakti u rivendos kur avioni ishte "rreth 111 km [rreth 70 milje]" nga destinacioni i synuar i Redcliffe.
Avioni u ul i sigurt në Aeroportin Gold Coast të Australisë, rreth 56 milje në jug të Brisbane, tha zyra.
'Piloti gjumash' po drejtonte një aeroplan Cessna 208B Caravan në një fluturim nga qyteti Cairns për Redcliffe (një periferi e zonës metropolitane të Brisbane) në shtetin Australian të Queensland.


