Arrestohet "biznesmenia" e shumëkërkuar në Tiranë, mashtronte dhe i zhvaste qytetarëve 1200 euro

Aktualitet

Arrestohet "biznesmenia" e shumëkërkuar në Tiranë,

32-vjeçarja Marida Shehi ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte dënuar me tre vite burg për “Mashtrim”.

Sjellim në vëmendje që Marida Shehi dhe bashkëshorti i saj u shpallën në kërkim pasi kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje për një udhëtim turistik. Çifti nga Vora u shpallën në kërkim fill pas ngjarjes.

Sajmir dhe Marida Shehi hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Ata akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e bërë sot nga Policia.

MASHTRIMET 

Bashkëshortët Saimir e Marida Shehi u shapllën në kërkim në vitin 2017 nga Policia pas denoncimit për mashtrim nga një familje. Katër vite më parë dyshohej se ata i shitën 5 bileta një familjeje, të cilat pas verifikimeve rezultuan të pavlefshme.

Ngjarja do të denoncohej nga një 48-vjeçar, i cili kishte bërë rezervimin e biletave por pasi është nisur për në udhëtim bashkë me të shoqen e tre fëmijët, është kthyer mbrapsht për shkak se asnjëra prej tyre nuk ishte e vlefshme.

I dëmtuari fillimisht është paraqitur vetë në zyrën e përshtatur si agjenci turistike në Vorë, në pronë- si të bashkëshortëve, por e ka gjetur të mbyllur. Ndërsa asnjë nga numrat e telefonit që kishte për të kontaktuar me ta, nuk dilte i disponueshëm.

Në këto rrethana, 48-vjeçari L.Gj. do të paraqitej në Komisariatin e Vorës ku ka denoncuar mashtrimin që i ishte bërë nga çifti. Policia nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa as patrulla që u paraqit në adresat e supozuara të agjencisë turistike nuk i gjeti të dyshuarit.

ME TE LEXUARAT