Klaus Gjasula flet për autogolin me Kroacinë: Më iku truri, por....

Sport

Klaus Gjasula flet për autogolin me Kroacinë: Më iku truri,

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares së fundmi në një intervistë televizive ka rrëfyer emocionet e tij në ndeshjen me Kroacinë.

Ai tha se sapo hyri në fushën e lojës me zëvendësim, gjithçka shkoi keq për kuqezinjtë

“Atë moment e kam pritur gjithë jetën. Ishte situata që lejoheshin 5 lojtarë të nxeheshin dhe unë nuk isha te ata 5 lojtarët. U nxehën më shumë sulmuesit pastaj erdhi rasti që Kroacia futi sulmuesin e gjatë dhe kështu ndryshoi situata.

U nxeha pak dhe hyra menjëherë në lojë. Kur hyra kisha shumë mendime. Kur hyra pa prekur një top, 1 me 1. Situata e dytë në fushë pastaj bëhet autogol, më iku pak truri me thënë të drejtën”, shprehet Gjasula.

Në minutat e fundit, Gjasula shprehet se vendosi që në çdo aksion të avanconte shumë përpara për të rikuperuar gabimin.

“Në 3-4 minuta u ndryshua gjithë loja. Mendoja pse më ngeli mua kjo tani. Prandaj filluam kundërsulmet që kishim ne 10 minutat e fundit, ngjitesha gjithmonë para se doja të rekuperoja diçka. Kisha 2-3 situata hutimi, më kishte ikur truri, nuk isha shumë i qetë.

Në fund kuptova që tani duhet të bëjmë diçka dhe prandaj u ngjita gjithmonë përpara. Që do bëja gol, normal që nuk e dija. Ndeshja ime nuk ishte, po do rregulloja gabimin që bëra”, tha ai.

Sipas OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion