Arrestohet adoleshenti që shiste drogë në lagjet e Tiranës, paratë i ruante në trurin e kompjuterit

Aktualitet

 Arrestohet adoleshenti që shiste drogë në lagjet e

Një 17 vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në kryeqytet.

Arrestimi I tij është bërë nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet, informoi sot policia e Tiranës

Paratë e ardhura nga shitja e drogës i ruante në trurin e kompjuterit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.   

Operacioni policor u kodua “Shop”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion