Jashtë Italisë! Kristjan Asllani vendos përfundimisht për të ardhmen, eksperti i merkatos zbulon destinacionin e ri

Sport

Jashtë Italisë! Kristjan Asllani vendos përfundimisht për

Kristjan Asllani është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë. Vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zbulon se turqit janë në bisedime të avancuara për të arritur akordin me Interin në formë huazimi.

Kontrata do të përfshijë edhe një klauzolë ku qëndron opsioni i blerjes, që megjithatë nuk do të jetë e detyrueshme. Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.

Mesfushori shqiptar rezultoi një dështim te Torino. Prishja e marrëdhënieve me trajnerin Marko Baroni, solli edhe përfundimin në tribunë.

Te Beshiktashi ndërkohë nuk do e ketë po ashtu aspak të lehtë. Një talent si Ernest Muçi përfundoi i huazuar te Trabzonspori, ndërsa me këto të fundit po shkëlqen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion