Ish-deputeti i PS kandidat për drejtues të Gardës së Republikës, në garë dhe ish-funksionari i PL-së! Ja emrat e tjerë

Aktualitet

Ish-deputeti i PS kandidat për drejtues të Gardës së

Zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistimi i tetë kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Kujtojmë që Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga drejtimi i Gardës më 3 qershor të vitit të kaluar pas vetëm 9 muajsh qëndrimi në detyrë.

Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqi la mandatin e tij. Prej vitesh ka qenë pjesëe  Forcave të Armatosura. Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para fushatës së 11 majit.

Simon Zereci u komandua në krye të Gardës pas dorëheqjes së Onuzit. Ai ka mbajtur më parë postin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardë.  Liman Hoxha ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore në Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës. Anëtarët e Komisionit do t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës. Renditja, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili do t’ia dërgojë propozimin Kryeministrit, për emërimin përfundimtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion